428 raste pozitive dhe 10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit, 428 raste të reja me koronavirus nga 1.853 të testuar u regjistruan në Maqedoninë Veriore dhe 10 pacientë vdiqën.

128 pacientë u rikuperuan, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës shumica e rasteve të reja janë në Shkup.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 23.628 raste, prej tyre 834 kanë vdekur dhe 5.555 janë raste aktive.