43 aksidente për një ditë, 17 me të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë statistikat për 24 orët e fundit.

Për 24 orë në vend kanë ndodhur 43 aksidente. Prej tyre 17 me të lënduar, kurse 26 pa të lënduar.

Sa i përket arrestimeve, gjithsej 26 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

17 janë dërguar në mbajtje, në vuajtje të dënimit tre persona.

Ndërsa, për shkelje të rregullave të komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 887.