Minjtë vërshojnë qendrën e Mitrovicës (video)

Banorët që jetojnë te salla “Minatori” në Mitrovicë janë në hall prej minjve. Kjo pasi këta kanë krijuar një fole te shportat e mbeturinave që gjenden aty.

Të shqetësuar për këtë janë banorët.

“Këta janë ma zi se pacovat, këta edhe njerëzit mujnë me i hëngër, këta s’mundesh as m’i helmu”, thotë një banor.

Komoditetin që po ua ofrojnë mbeturinat dhe terreni i përshtatshëm dyshohet të jenë arsyet e shfaqjes së numrit të madh të minjve.

Lidhur me këtë çështje janë njoftuar edhe institucionet komunale.

“Nuk është dukuri e rregullt që na ka ndodhë, nuk kemi pasur rast të tillë më herët”, thotë Irfan Peci, nga Sektori i Ambientit dhe Mbeturinave.

Ky thotë që fajtorë për grumbullimin e këtyre minjve janë edhe lokalet që gjenden në afërsi, pasi po hedhin mbetje të ushqimit në afërsi të shportave të mbeturinave.