Zafir Berisha konfirmon kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka deklaruar për “TV Malisheva” se do të jetë kandidati për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai ka shtuar se është i bindur se do të ofrojë alternativë ndryshe nga partitë e tjera në këtë komunë.

“Kësaj beteje, natyrisht me mbështetje të miqve dhe strukturave, do t’i futem edhe një herë, duke qenë i bindur se do të ofrojmë një alternativë ndryshe nga rivalët politikë”, tha Berisha.