Nga një veprim i gabuar i një burri të dehur janë plagosur 44 njerëz në vendpushimin turistik veror ‘Shuyiyun Park’ në Verilindje të Kinës.
Siç raportojnë mediat atje, një zëdhënës i Parkut ka thënë se vala e madhe që ka shkaktuar ‘cunam’ në pishinë ku shumë persona ishin duke u larë, ka ardhur si pasoj e pakujdesisë nga personi që kontrollonte makinën i cili thuhet se ishte në gjendje të dehur.
Nga raportimet e zyrtarëve u pohua se rreth 44 njerëz u plagosën, ku tre prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda, dhe gjendën në spital.
Gjithashtu thuhet se parku tashmë është mbyllur për hetime.
A janë pishinat e valëve të rrezikshme?
Pishinat e valëve operohen në mënyrë tipike duke përdorur ‘blowers’ ose ajër-fryrëse të mëdha, për të hedhur ajër në ujë në mënyrë që të prodhohen valë të mëdha ose cunam artificial. Këto ajër-fryrëse përdoren edhe tek xhakuzi dhe mund të kontrollohen në mënyrë që të gjenerojnë valë të fuqishme si në deti.
Por kur nuk kontrollohet siç duhet e që është është shumë i rrallë, ndodhin që njerëzit të përplasen aksidentalisht në njëri-tjetrin në pishina me valë e zakonshme që krijohen në këto pishina. Lëndimet mund të ndodhin për shkak të shpejtësisë dhe fuqisë nga e cila njerëzit shtyhen nga valët./gazetametro.com/
https://twitter.com/1984to1776/status/1156260010994864139