Përfundon pas 3 orësh intervistimi i Veselit nga Specialja

Ka përfunduar intervistimi i Kadri Veselit nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Intervistimi i tij zgjati më tepër se tre orë, teksa ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Ben Emmerson.

Pasi ka dalë nga objekti i Dhomave të Specializuara të Prokurorisë, Veseli nuk e ka folur asnjë fjalë për mediat.

Para nisjes për në Hagë, Veseli kishte thënë se lufta e UÇK-së është e drejtë dhe qëllimi i vetëm ishte çlirimi i Kosovës.

Veseli planifikohej që të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo kjo u shtye për shkak të çështjeve teknike.