Thaçi takon ish-udhëheqësit UÇPMB-së

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar ish-udhëheqësit e Luftës së UÇPMB-së.

Thaçi ka thënë pas takimit që kishte me ta se bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje.

“Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet”! HTH