49 vjeçari që humbi jetën në aksident, është ish-drejtori i Shëndetësisë së Kamenicës

Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se sot një person me inicialet A.B. ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prekovc-Llabjan.

Reporteri.net mëson se personi që ka vdekur është në aksident është ish-drejtori i Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Agim Bucolli.

Lajmin tragjik e kanë bërë të ditur miqtë e tij.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, rreth orës 13:30 minuta, dyshohet të ketë ndodhur një vet aksident me fatalitet, si pasojë e të cilit drejtuesi i automjetit ka humbur jetën.

Dyshohet që sot, rreth orës 13:30 minuta, në rrugën Prekovc-Llabjan, drejtuesi i automjetit – tani i ndjeri A.B., 49 vjeç, nga Kamenica, duke drejtuar automjetin e markës ‘’VË Sharan’’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vet aksident, me ç’rast si pasojë edhe ka ndërruar jetë.