Skandaloze: Gazeta serbe paralajmëron futbollistët serbë të Malit të Zi para ndeshjes me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi të premten në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kjo do të jetë hera e parë në histori që këto dy Përfaqësuese përballen me njëra-tjetrën, shkruan Zëri.info.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45 në Podgoricë dhe është e vlefshme për grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Te Përfaqësuesja malazeze, pesë anëtarë janë me prejardhje nga Serbia.

Trajneri Ljubisa Tumbakovic dhe futbollistët e tij Mirko Ivanic, Filip Stojkovic, Vukan Savicevic, Adam Marusic dhe Marko Simic janë të lindur në Serbi.

Për këtë arsye, mediumi serb “Informer” i ka kushtuar rëndësi të veçantë kësaj ndeshje.

Gazeta e sipërpërmendur në mënyrë kontraverse iu ka bërë thirrje futbollistëve serb që të mos luajnë kundër Kosovës të premten.

“Serbë, tani dëshmoni se nderi juaj është më i rëndësishëm se gjithçka. E ashtu-quajtura Përfaqësuesja e Kosovës është mysafire e Malit të Zi të premten në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020. Do të jetë interesant që trajneri Tumbakovic dhe lojtarët e tij Ivanic, Stojkovic, Savicevic, Marusic dhe Simic të lindur në Serbi, ta dëgjojnë himnin e kriminelëve shqiptarë”, shkruan gazeta “Informer”.