5 persona rrihen mes vete, ka edhe të lënduar

Një rrahje mes pesë serbëve në Graçanicë është raportuar dje në Policinë e Kosovës rreth orës 22:32, njofton Policia e Kosovës.

Njëri nga të përfshirët në rrahje është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj K/Serbë janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime.