502 raste të reja me COVID në Shqipëri

Nga 2.841 testime 502 persona janë infektuar me COVID-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Në spital janë të shtruar 153 qytetarë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. 7 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave prej pandemisë në 3.029.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë shëruar 611 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184.247 që prej fillimit të pandemisë.

Në gjithë vendin janë 8.247 pacientë aktivë me COVID-19.