Aksident në fshatin Bajçinë të Podujevës, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info

Nga përplasja ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Po, nga aksidenti në fjalë një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në QKUK të Prishtinës. Për detaje tjera mund t’i merrni më vonë”, kanë thënë nga Emergjenca./Llapi.info/