6 kosovarë arrijnë nga Zvicra: Në temperatura të ulëta, presin të ekzaminohen

Gjashtë shtetas kosovarë kanë arritur para pak momenteve nga Zvicra në Prishtinë dhe në temperatura të ulëta po presin Institutin Kombëtar të Shëndetësisë për të kryer ekzaminimet e nevojshme për koronavirus.

Sot në Kosovë është paraqitur rasti i 21’të me koronavirus, ku një kosovar i ardhur nga Berlini me datë 11 mars, ka rezultuar pozitiv.

Gjatë ditës kanë ardhur edhe 38 persona tjerë nga Turqi, të cilët janë futur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ndërkaq para pak momenteve gjashtë shtetas kosovarë kanë arritur nga Zvicra në Prishtinë dhe në temperatura të ulëta po presin që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të parë se a kanë shenja të infektimit me COVID-19.

Këta qytetarë pritet që të izolohen për 14 ditë në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë keni edhe fotografinë e gjashtë kosovarëve, të cilët presin në rrugë që të kryhen ekzaminimet ndaj tyre./gazetametro.net