Ky është personi i dyshuar i sulmit në Lyon

Këtë pasdite, qyteti Lyon i Francës u trondit, pasi një bombë shpërtheu dhe ka plagosur 13 persona.

Mediat franceze dhe ato botërore kanë publikuar fotot, që tregojnë njeriun që dyshohet se ka shkaktuar sulmin e përgjakshëm.

Mediat franceze kanë shpërndarë fotografinë e njeriut që dyshohet se ka kryer sulmin dhe siç duket, ai është një njeri me ngjyrë. Autoritetet janë duke punuar për ta identifikuar atë. Në qendër të Lionit, 13 vetë u plagosën sot, duke përfshirë edhe një vajzë të vogël 8 vjeçe.

Një shpërthim masiv u dëgjua pak pas orës 17:30, pasi një burrë në një biçikletë u pa duke vendosur një qese në tokë. Policia ka vërejtur me kujdes pamjet, ku shfaqet i dyshuari si terrorist.