62 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62 raste të reja, përcjell INA.

Këto raste të reja janë nga 771 teste të kryera.

Sipas të dhënave zyrtare, dy pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 17 janë shëruar. Dy pacientët që ndrruan jetë nga Struga dhe Gostivari, mëson INA.

Sipas qyteteve, Shkupi prinë me 24 raste, 14 raste në Shtip, 12 raste në Tetovë, 4 në Strugë, 3 në Gostivar, 2 në Kumanovë dhe nga një rast në Koçan, Vallandovë dhe Veles.