Abrashi i LVV: “KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës”

Pas deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi, së fundmi ka reaguar edhe kolegu i tij, Artan Abrashi.

Tema ka të bëjë me heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Për këtë çështje KFOR-i ka thënë se i duhet pak kohë, kurse sipas tyre, e njëjta temë duhet të zgjidhet me dialog.

“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ishte reagimi i Abrashit, drejtuar misionit të NATO-s në Kosovë.

Sipas tij, kjo është vërtetë e papranueshme.

“KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, përfundoi Abrashi.