Thaçi për sulmin e Hotit: Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për qëllime politike – e papranueshme

Presidenti i Republikës së Kosovës,, Hashim Thaçi, ka folur rreth sulmit me vezë që i është bërë zëvendeskryeministrit, Avdullah Hoti, afër ndërtesës së Qeverisë.

Thaçi ka thënë se Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm.

Ndërsa, ai shtoi se tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme.

“Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme. HTH”, ka shkruar ai.