786 raste të reja dhe 11 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar personat e prekur nga Covid-19, duke arritur një numër prej 786 qytetarësh, ndërkohë 11 pacientë nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Ministria shkruan se qytetarët ishin, një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, (prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi). Nga 2592 testime, kanë rezultuar pra 786 raste pozitive, duke e rritur në 30,3 përqindjen e pozitivitetit në vendin tonë.

Rastet pozitive u konfirmuan në këto bashki:
379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar,”thuhet më tej.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7671

Fier 1178

Durrës 1176

Korçë 903

Shkodër 841

Elbasan 761

Vlorë 717

Lezhë 671

Berat 519

Gjirokastër 463

Kukës 353

Dibër 148