‘Vrasës me pagesë, dëshmitarë katolikë kundër Thaçit ’: Buzhala paralajmëron për akuza tronditëse ndaj Ridvan Muharremit

Gazetari i Nacionales Berat Buzhala, përmes një videoje paralajmëruese, ka zbuluar pjesë nga “Ditari” i së hënës rreth akuzave tronditëse të Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit.

Në videon paralajmëruse, bëhet fjalë për një sërë akuzash të rënda kundër Ridvan Muharremit, të cilat përfshijnë eliminim me pagesë, dëshmitarë katolike kundër Hashim Thaçit dhe kërcenime në Poloni për të blerë vajin e domosdoshëm, raporton Nacionale.

“Fatkeqësisht pjesa më së paku tronditësë është pjesa e vajit dhe grurit edhe pse qartazi shihet se aty ka abuzime të shumfishta. Informatat që Antoni i jep rreth bisedave që i ka bërë me njerin e Albin Kurtit, pra Ridvanin janë të frikshme”, – ka paralajmëruar Buzhala.

“Ky që po dëgjoni është Ridi (Ridvan Muharremi), pronar i restorantit “Bukë e Zemër” ku Albin Kurti e Besnik Bislimi i takojnë mysafirët e ndryshëm, përfshirë edhe Miroslav Lajçakun, përfshirë edhe drekat e darkat me ministrat e vetë. Ridvani mesazhin ia ka dërguar një shoku të tij si referencë me tregu se kush ështe Ridi”, ka thënë Buzhala.

Gjatë intervistës me gazetarin, tregon Buzhala, Antoni ka rrëfyer se Muharremi i ka thënë se ka marrë një shumë prej 10 milionë eurosh nga Albin Kurti për rezerva shtetërore dhe se ai ka nevojë për ndihmën e tij për të blerë vajin dhe grurin.

“Antoni gjatë intervistës me ka treguar se si Ridvani i ka thënë atij në fillim: ‘I kam 10 milionë euro, mi ka dhanë Albini për rezerva shtetërore e i duhet ndihma për t’i blerë.” ka thënë Buzhala.

“Javen e kaluar i kemi dëgjuar përgjimet për aferën e përgjimit të “Grurit” dhe të “Vajit”. Menjëherë pasi këto përgjime kanë dalë në sipërfaqe. Organet e hetuesisë kanë filluar hetimet në Ministrinë ë Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ku siç kam marrë vesh unë kushdo që është intervistuar e ka përmend Ridvan Muharremin si person që ka negociuar dhe ndërmejetësuar për blerjen e “Grurit” dhe të “Vajit”, sasi këto që nuk kanë ardhur ose kanë ardhur shumë pak”, ka thënë Buzhala.

“Të përfshirë në këtë aferë pra, përveç Ridit, duket që janë edhe zv.ministrja Hajdari dhe zv/ministri Bislimi i cili është personi më i afërt i qeverisë Kurti me Ridvan Muharremin. Ditën që ë kam botuar përgjimin për vaj, unë e kam pranuar një thirrje telefonike prej një burri që jeton në Gjermani në Hamburg i cili me ka thënë se ka më shumë informata rreth rastit sepse siç më tha ai ‘e njeh Ridvanin shumë mirë’.” ka thënë Buzhala.