Zyrtare: UFC konfirmon përballjen e radhës për Ilir Latifin, ky është kundërshtari i tij

UFC-ja ka konfirmuar se në kuadër të peshave të mesme (pesha 84-93kg) në artet marciale mikes, mundësi nga Kosova, Ilir Latifi do të përballet me Volkan Oezdemir, shkruan Fokusi.info.

Përballja në fjalë ishte paraparë të zhvillohej një muaj më parë, por për shkak të lëndimit të Latifit, u shtye për 3 gusht.

Mundësi nga Kosova me pasaportë suedeze tani është rikuperuar nga lëndimi, kështu që UFC ka ri-konfirmuar këtë sfidë, e cila do të zhvillohet më 3 gusht.

Kjo është një nga përballjet kryesore të eventin UFC në ESPN, që do të zhvillohet në Nju Xhersi (Amerikë).

Latiti me 14 fitore, gjashtë humbje dhe një duel pa rezultat pret përballje e vështirë ndaj zviceranit Oezdemir, që ka 15 fitore dhe katër humbje në artet marciale mikse.

Fituesi i këtij dueli ka shanse që të duelojë për titullin kampion të këtij divizioni, që mbahet nga Jon Jones.