84 mijë euro dhe 22 vetura të konfiskuara në aksionin “Brezovica”

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.

Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.

“ Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku për Front Online.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.

Personat e arrestuar dyshohen për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie të tatimit”.