9 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se se gjatë 24 orëve të fundit nga 1542 teste të realizuara 137 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me korona virusin.

Instituti i Shëndetit Publik atje gjatë 24 orëve të fundit ka regjisturar 103 pacientë të shëruar, shkruan Alsat M.