Vritet me armë zjarri një shqiptar në Greqi, plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Athinë të Greqisë. 1 i vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci në një atentat të ndodhur në një lokal të njohur në zonën e Nea Smyrni. Sipas shtypit grek, viktima është me origjinë shqiptare. Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar.

Ndërsa e plagosura e dytë është një grua, e cila raportohet se është pronarja e lokalit dhe që besohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Identiteti i viktimës ashtu sikurse edhe të plagosurve nuk bëhet ende i ditur. Sipas asaj që shkruan Protothema, autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinën ku ndodheshin personat në fjalë dhe hapi zjarr. Më pas u largua me shpejtësi.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të paqarta. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj./tvklan.al