Borrell javën tjetër në Serbi, nuk dihet nëse do ta vizitojë edhe Kosovën

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi gjatë javës tjetër.

Kjo është konfirmuar nga Ambasadori i BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, gjatë një konference, raporton N1, transmeton KlanKosova.tv.

“Kur fjala është për normalizim të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, mendoj që angazhimi i përfaqësuesit speciale është shumë i qartë dhe ne e vlerësojmë se si ata arritën tek marrëveshja, e cila pengoi tensionet e mëtejme. E vlerësojmë edhe rolin konstruktiv të Serbisë dhe Vuçiqit, i cili direkt ishte i përfshirë në bisedime”, është shprehur Giaufret pastaj.

Deri më tani nuk është e konfirmuar nëse Borrell do të qëndrojë edhe në Kosovë.