9 vjeçaren e zë rryma derisa po bënte dush, babai vdes sapo e prek atë

0
1251

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Francë, ku një vajzë ka vdekur teksa po bënte dush, e disa minuta më vonë i ka vdekur edhe njerku i cili po provonte ta shpëtojë, transmeton Gazeta Metro.

Vajza po bënte dush në shtëpinë e saj në qytetin Arvert, kur ndodhi aksidenti rreth orës 19:00.

Njerku i saj vrapo për ta shpëtuar, por ai përjetoi një shok elektrik fatal, sapo e preku të bijën.

Siç raportojnë mediat franceze, nëna e vajzës vrapoi po ashtu për t’i shpëtuar që të dy, por nuk ia doli dhe përjetoi djegie të rëndë në dy duart.

Policia ende nuk e ka zbuluar se si u godit e gjithë familja nga rryma, por raportohet se një bllok elektrik zgjatues i prizave të energjisë, mund të ishte vënë në dyshemenë e lagësht të banjës.