Bastiset shtëpia e Prokurores Speciale që dha dorëheqje sot

Burime nga MPB-ja thanë për Alsatin se para pak kohësh është bastisur shtëpia e Prokurores Speciale, Katica Janeva.

Sipas in formatave të Alsatit, pjesëtarët e MPB-së kanë qenë në shtëpinë ku jeton Katica Janeva, në lagjen Kozle në Shkup, por nuk janë dhënë hollësi se për çfarë bëhet fjalë.

Bastisja ka zgjatur rreth 30 minuta.