Ministri Xhelal Sveçla po e ndiqte LIVE në Facebook arrestimin e Dardan Molliqajt

Mbrëmjen e sotme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Arrestimi i tij është kryer para studiove të T7, para hyrjes së tij në emisionin “Pressing”.

Kjo ngjarje është përcjellur edhe live, e ku shikues shihet të ketë qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Kujtojmë se deri te arrestimi i Molliqajt ka ardhur shkak i protestës së organizuar nga PSD-ja të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Gjatë kësaj proteste, Molliqaj kishte goditur me shuplakë një zyrtar policor dhe që atëherë ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në këtë protestë, të pranishëm kanë qenë diku rreth 3 mijë qytetarë.