A dëmtohet imazhi i Kosovës nga arrestimet e Speciales?

Dhomat e Specializuara deri më tani kanë bërë shtatë arrestime të ish-pjestarëve të UÇK-së.

Ka 5 vite që kur është formuar.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Dhomat e Specilizuara ishin aktive vetëm me ftesa për intervistim për ish-pjestarët e UÇK-së.

Por, ky organ i drejtësisë arrestimet filloj që t’i bëjë në vitin e saj të 5-të të funksionimit.

Për më pak se dy muaj, janë bërë plot shtatë arrestime nga policia e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

E këtë muaj, kjo e fundit u shfaq më shumë aktive duke arrestuar figura të larta të UCK-së.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi udhëtuan për në Hagë dhe po përballën me akuzat për krime lufte.E për të njejtat pretendime para se të arrestoheshin këta të fundit, ishte marrë edhe Salih Mustafa, raporton T7.

Ndërsa me pretendimet se pengun drejtësinë u arrestuan Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Por arrestimet e bëra nga Specialja sipas dikujt do të ndikojnë edhe në ekonominë e vendit.

Ndërkohë, deputeti nga radhët e AAK-së, Gazmend Abrashi ka bërë thirrje për unitet politik.

Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrihet një përkushtim më i madh për vendin në këtë situatë që gjendet.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu pohon, se Kosova është në krizën më të madhe që nga viti 1999.

Ky thotë kjo krizë nuk përfshin vetëm aspektin politik, ekonomik e social, por edhe në shtet ndërtim.

Në lidhje me këto arrestime, ka pasur reagime të mëdha nga të gjitha anët, duke e akuzuar Gjykatën Speciale si një gjykatë që gjykon vetëm një etni.