Uran Ismaili: Albin Kurti duhet të ndjehet i turpëruar, gjithë jetën e tij politike i deshi çlirimtarët në Hagë

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka publikuar një video përmes së cilës drejton akuza ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në këtë video, Ismaili thotë se Kurti gjithë jetën e tij i deshi çlirimtarët në Hagë, dhe për këtë duhet të ndjehet i turpëruar.

“Krerët e UÇK-së ballafaqimin në Hagë e kanë për historinë e Kosovës. Albin Kurti në jetën e tij politike ishte ithtar që çlirimtarët tanë të jenë atje. Sot, ai duhet të ndjehet i turpëruar”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e videos.

Shikojeni videon e tij të plotë.