A do kandidojë Nano për deputet? Rama: Ai është lideri i PS-së, nuk ka nevojë të kandidojë

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse do të kandidojë apo jo për deputet Fatos Nano.

Rama u shpreh se, Nano është lider i PS dhe jep këshilla sa herë ia kërkon kryeministri, duke theksuar se nuk ka nevojë të kandidojë.

Rama: Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lider i PS. Jep me zemërgjerësi eksperiencën e tij dhe këshillat kur ia kërkoj, siç do ta bëj edhe unë kur të mos jem më. Nuk ka nevojë për audiencë për lajme të tilla palidhje.