A do shkojë nesër në gjykatë? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pavarësisht komunikimit për t’u paraqitur nesër në gjykatë, ai do të respektojë kushtetutën përderisa Kuvendi nuk është pyetur për këtë.

Kryetari i Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV është shprehur se nuk shkel asnjë pikë të Kushtetutës dhe si e tillë aty sanksionohet se një deputet nuk mund të ndiqet penalisht dhe as nuk mund të merret ndaj tij asnjë masë sigurie, pa autorizimin e parlamentit.

“Nuk refuzoj kurrë të paraqitem në gjykatë apo në prokurori, por në rastin konkret, ka një bllokim të plotë kushtetues në këtë rast, i cili vjen pasi unë bëra çdo përpjekje në pushtet që ta zhduk këtë pengesë. Kam qenë dhe jam i mendimit, se pavarësisht nga çdo çmim, njerëzit duhet të jenë në kushtetutë të barabartë. Në tërësi, për fat të keq nuk janë, por ama ka vende që i kanë. Ka vende që deputetin, për një arsye ose tjetër, e merr polici, hajde te unë njëherë se dua të merrem me ty”, tha Berisha.

A do të paraqitet Berisha në gjykatë?

“Kurse kur unë e dërgova këtë nen për heqje të plotë të kufizimit të organeve të drejtësisë ndaj deputetëve, Edi Rama e hodhi poshtë në mënyrë kategorike. Në praktikë, ai refuzoi kërkesën e Saimir Tahirit. Unë jam në këtë situatë, të shkel Kushtetutën, nuk e shkel. Ta paraqesin siç është Kushtetuta, e cila thotë në mënyrë taksative se deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë forme, pa miratimin e Kuvendit. Unë Kushtetutën nuk e shkel kurrë! Mblidh parlamentin, siç thotë Kushtetuta. Vetë e ke bërë. Unë kam qenë në variantin tjetër, po u paraqit kjo në parlament, unë e miratoj.