Në gjendje të rëndë, shqiptari qëllohet me armë në mes të Gjermanisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në mbrëmje në orën 11 në Eberfeld të Wupertalit në Gjermani.

Një djalë është qëlluar me armë zjarri në makinën e tij nga disa persona.

Sipas mediave gjermane bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar.

Ai u dërgua menjëherë në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e shqiptarit.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje autoritetet gjermane kanë nisur një investigim.

Për momentin nuk ka asnjë të dhënë për personat që qëlluan mbi shqiptarin.

Burimi: Am Sonnntag |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania