Gold AG i bashkohet AAK-së

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës së fundi kanë aderuar shumë artistë kosovarë, ndër ta Kaci, këngëtarja Adelina Berisha, aktori Jeton Zogiani e sot edhe rep artisti Gold Ag.

Një nga zyrtarët më të lartë të kësaj partie Daut Haradinaj ka njoftuar përmes Facebooku’ut ardhjen e Arian Agushit në AAK të cilit i ka uruar mirëseardhje.

“Na priftë e mbara i nderuar Arian (Gold Ag)”, ka shkruar Dauti krahas fotografisë me Gold Ag, që ka publikaur në këtë rrjet social.

Afërsia e këtyre dyve është parë shumë shpesh, ku edhe këngëtari nga Presheva shumëherë ka publikuar fotografi së bashku me vëllëzrit Haradinaj, por së fundit kalimi i tij në partinë e Ramush Haradinaj është zyrtarizuar.