A do të ketë mbyllje totale për festat e fundvitit?

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se nuk do të ketë mbyllje totale si pasojë e virusit COVID-19 gjatë festave të fundvitit.

Ai ka thënë se pas takimeve që ka pasur me autoritetet vendimmarrëse janë pajtuar se mbyllja nuk do të jetë zgjidhje.

Njoftimi pa ndërhyrje:

Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.

Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet.