Këshilltari i Thaçit i reagon Vjosa Osmanit

Këshilltari i Presidentit Thaci, Adil Behramaj, thotë se Vjosa Osmani është shumë e re ‘për të qenë patetike’.

Ajo orë e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj

Statusi i plotë:

Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq shumë patetike. Ndonëse është tërësisht e përhumbur si çapkëne politike, ky patetizëm edhe si refren për votuesit e saj të grumbulluar në emër të LDK-së është i skaduar.

Ore e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj. Kështu është kur në kolltuqe institucionale ulet soji i saj që as stabilitet emocional nuk ka, se lëre më aftësi për ta udhëhequr atë institucion duke u shtathedhur politikisht!