A do të largohet Shaqiri nga Liverpool? Flet Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka komentuar së fundmi rreth situatës së Xherdan Shaqirit tek Liverpool.

Ylli që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk po gjen hapësirat e tij me ‘Reds’, dhe nuk është përdorur shumë nga Klopp gjatë këtij edicioni.

Spekulimet janë të shumta mbi të ardhmen e Shaqirit dhe një largimi të mundshëm nga ‘Anfield’, por Klopp ka heshtur këto zëra me komentet e tij të fundit.

“Ai ishte pesë javë i lënduar dhe kjo ishte një periudhë ku nuk u pa si lojtar. Para kësaj, ne folëm rreth tij që nuk kishte shumë ndeshje sa donte, por kjo ishte e tëra” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Kur jam me të, ai duket i lumtur dhe në rregull këtu, dhe spekulimet mbesin spekulime, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Nuk kam ndojnë ide se çfarë të them për këtë” ka thënë tutje gjermani.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do të largohet nga Liverpool ose do të vazhdojë të punojë për të fituar minutat.