Të gjitha klubet e Anglisë zyrtarisht tërhiqen nga Superliga

Liverpool, Manchester United, Manchester City, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal kanë njoftuar edhe zyrtarisht se nuk do të jenë garë e Superligës.

Përmes një postimi në uebfaqet e tyre zyrtare, të gjitha klubet e Anglisë konfirmojnë se nuk do të jenë pjesë e Superligës.

Madje, klubi i Arsenalit u kërkoi falje tifozëve të tyre, duke u thënë se nuk do ta përsërisin një gabim të tillë më.