A do të ndryshojnë kufizuese? kryetarët e komunave takohen me përfaqësuesit e MSH-së

Kryetarët e Komunave do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të diskutohet për masat anti-COVID.

Takimi do të mbahet online dhe do të fillojë nga ora 14:00.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ibrahimi tha se do të diskutohet për situatën me pandeminë dhe varësisht prej gjendjes mund të kemi propozim për ndryshim të masave.

“Takimi fillon në ora 14:00 në formën online. Ne do të diskutojmë për gjendjen me pandeminë dhe varësisht prej trendit do të vendoset për masat. Trendi njëherë është pozitiv, kemi rënie të rasteve por duhet të shikojmë nëse mund të ketë raste të të infektuarve. Ne jemi për shëndetin e qytetarëve që ta ruajmë atë. Sidomos edhe për nxënësit që tash kanë nisur procesin mësimor. Kishte me qenë mirë që këto masa të mbesin edhe një kohë në fuqi që ta përcjellim gjendjen”.

Masat aktuale të përcaktuara nga qeveria janë në fuqi që nga data 13 shtator.