Riatdhesimet, mbërrin avioni me 110 shqiptarët nga Roma (VIDEO)

110 persona kanë prekur tokën shqiptare pas riatdhesimit nga Roma. Avioni i “Air Albania” ka mbërritur në Rinas, ku në pistë janë duke pritur edhe autobusët që do të bëjnë shoqërimin e tyre drejt hoteleve karantinë në Durrës.

Në pistën e avionit por dhe në terminal është bërë dezinfektimi i ambienteve para se të mbërrinte avioni me 110 shqiptarët e riatdhesuar nga Roma.

Avioni i nis drejt Romës me orën 15:00 me 80 qytetarë shqiptarë dhe të huaj me leje qëndrimi të rregullt në vendin fqinj, ndërsa mbërriti në Rinas në orën 19:00 me grupin e dytë të shqiptarëve të riatdhesuar.

Shqiptarët kanë paguar biletën 100 euro si dhe 7 euro në ditë për ushqimin e tyre. Qeveria ka mbuluar shpenzimet e fjetjes për 14 ditët e karantinës në hotel.