A do t’i hyjë garës për kryetare të Gjakovës? Përgjigjet Kusari- Lila

Deputetja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Komunës së Gjakovës.

Kusari-Lila komentet i bëri në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Do të angazhohem maksimalisht në fushatë. A do të jem kandidate ose jo, mbetet të shihet. Por një gjë është e sigurt, Ardian Gjini nuk do të jetë më kryetar”, ka thënë Kusari-Lila.

“Unë e vlerësoj dhe e shoh që bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë një rezultat por natyrisht që du me pa edhe Alternativën pjesë e kandidatëve fitues. Është edhe për mua një sfidë, edhe nëse nuk jam vetë kandidate për zgjedhje lokale kam kandidatë nga Alternativa që ose do të jenë kandidatë për kryetarë ose kandidatë për Asamble Komunale dhe ai program dhe ai rrugëtim që ka qenë me peshë dhe me vlerë për Komunën e Gjakovës ta përcjellim edhe në disa komuna tjera”, tha Kusari-Lila.

“Nuk e di çfarë vlere ka me i dhënë Ardian Gjini Gjakovës që pas gjithë atij suksesi …Z Lekaj njëherë e ka katandis si mos më keq Gjakovën”, thotë ajo.

Mimoza Kusari-Lila ka mbajt edhe më parë pozitën e të parës së Komunës së Gjakovës.