Vritet një shqiptar në Greqi

Një shqiptar është vrarë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Mykonos, sot rreth orës 6 të mëngjesit, në zonën e njohur si “Skylabela”.

I dyshuari grek ishte përleshur më herët për një vajzë me 34-vjeçarin shqiptar.

Greku kishte shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin, shkruan Abcnews.al.