Kurti uron Bajramin: Solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm.

“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, shkroi Kurti.