A ekziston një “plan B” për dialogun Kosovë – Serbi?

I dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan vetëm nomalizim të mardhënieve Kosovë – Serbi, me njohje reciproke dhe asgjë më shumë.

Diplomati amerikan, gjatë një konference për media që pati dje në Beograd, në vrazhdën e takimeve pas Prishtinës, u pyet se a ekziston një plan B, ndërsa përgjigja e tij ishte “Ne nuk përcaktojmë agjendën e as rezulatatin”.

“Marrëveshja mund të jetë çdo gjë për të cilën të dy palët bien dakord. Dhe qëllimi ynë është të inkurajojmë palët të ulen së bashku, të paraqesin cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Të gjitha këto t’i vendosin në tryezë dhe që palët, me mbështetjen tonë, të vendosin se ku dëshirojnë të shkojnë (…) Ne nuk përcaktojmë agjendën, as nuk e përcaktojmë rezultatin. Kjo është çështje e palëve. Ata udhëheqin të gjithë procesin. I mbetet Beogradit dhe Prishtinës të përcaktojnë se çfarë është një marrëdhënie normale për ta ose një marrëdhënie më normale se tani”, tha Palmer.

Palmer tha se të dy palët sot janë më afër marrëveshjes, në kuptimin që ato janë të gatshme të angazhohen seriozisht në dialog përsëri.

“Ne ia kemi paraqitur qartë palës kosovare pritjet tona që të ndërmarrin hapa të mirë dhe të guximshëm në procesin e dialogut, dhe unë nuk do të flas për rezultatin paraprakisht. Por le t’i kthejmë palët negociuese në tryezë. Të punojmë së bashku me BE-në, dhe të përcaktojnë cilat janë prioritetet dhe kështu t’i lëvizim gjërat përpara”, tha diplomati amerikan.