A ka qenë Astrit Dehari shkaku i ndarjes së VV-së, çka thotë nëna e Astritit?

Familja e Astrit Deharit, babai Avniu, nëna Xhemilja dhe bashkëshortja Arta sot kanë pranuar raportin e Institutit Zviceran që hedhë dritë mbi vdekjen e dyshimtë të djalit të tyre.

Për krejt këtë rast sonte kanë folur prindërit e Astritit.

Madje ata kanë treguar se a ka ndikuar rasti i djalit të tyre në ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne kemi folur me të dy palët edhe më ata që kanë dalë edhe me këta që janë në Vetëvendosjes – të dy palët kanë thënë jo – se Astrit Dehari nuk ka qenë shkak për ndarjen e tyre”, ka thënë nëna Xhemilja në T7.

Ajo ka treguar se tani më pak i takon ish-anëtarët e Vetëvendosjes, por thotë se ata kanë qenë shokët e djemve të saj dhe si të tillë do të mbesin.