A kanë turp këta njerëz?

Shkruan: Dalmat Halilaj

Sot 21 vite ishte beteja e parë frontale e UÇK-së me forcat militare dhe paramilitare serbosllave. Sot 21vite u vra ushtari i parë i cili u varros me nderime Ushtarake.

Sot 21 vite qindra mija student dhe profesor të asaj kohe patën mundësinë të shohin ushtarët e lirisë. Ku tjetër pos në fshatin Tërdec, në ceremoninë e varrimit të dëshmorit Besim Halilaj.

Sot 21 vite ishte mesazhi që iu dha Beogradit të Millosheviqit, që vetëm mbi trupat tanë mund të kalohet në pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, fatkeqësisht për pushtetarët tonë, sot ishte një ditë e rëndomtë, të cilët zgjodhën të heshtin dhe të fshihen nëpër kafiteritë e preferuara të tyre, ani pse shumë më lehtë e ka pas I pari i komunës së bashku me rrethin e tij të gjejë kohë për të nderuar dëshmoret e lirisë, ku falë gjakut të tyre sot e gëzon lirinë dhe atë “pasuri të vogël që ka”, sesa të shkoj për të shikuar live lojën e futbollit në Berlin, Maltë dhe shumë vende tjera.

Nejse ndoshta edhe ne familjet e dëshmorëve shumë po kërkojmë nga pushtetarët tanë, të paktën në një kohë kur nuk është fushatë zgjedhore…/Fokusi.info/