“A keni shkruar ndonjëherë letër dashurie”, Veseli u përgjigjet pyetjeve të sikletshme (video)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është përgjigjur në disa pyetje të sikletshme.

Ndër të tjera, Veseli është pyetur se cila është lodra e preferuar gjatë kohës së fëmijërisë, shkruan lajmi.net.

“Topi në stadiumin e Bairit në Mitrovicë”, është përgjigjur ai.

Veseli ka thënë se personi i famshëm i gjallë që do të donte ta takonte është Bill Gates, ndërkaq nga ata që s’jetojnë më është Hasan Prishtina.

Veseli është pyetur edhe a ka shkruar ndonjëherë letër dashurie.

Përgjigjet e tij mund t’i ndiqni në përgjigjen e mëposhtme: