OVL UÇK: Vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm kur vdes Sabit Geci

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për rastin e veteranit-invalidit të luftës, Sabit Geci, shkruan Fokusi.info. 

Sipas OVL UÇK-së, Sabit Geci është maltretuar kohë të gjatë, duke u mbajtur padrejtësisht nëpër burgje, për shkak të gjykimeve “për krime lufte” që për ne ishin dhe janë procese të montuara politike.

“Duke e ditur gjendjen shëndetësore të z. Geci, i cili përballet me sëmundje të rënda, sëmundje të cilat janë edhe me diagnoza të njëjta nga ana e mjekëve të UNMIK, EULEX, Turqisë dhe Kosovës, neve na ka ardhur mirë që drejtësia e liroi gjashtë muaj për shkaqe shëndetësore”, thuhet në reagim.

“Lidhur me këtë lirim, jemi habitur me reagimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, z. Philip Kosnett dhe pyesim se a ka të drejtë të përzihet në drejtësi, dhe pse nuk reagon për mosgjykimin e serbëve, të cilët kanë bërë dhunime, djegie, shkatërrime dhe krime deri në gjenocid”, thuhet në reagimin e OVL-së.

Sipas OVL UÇK-së, duke pasur parasysh që EULEX nuk ka më mandat për këto gjëra, pyesim: A kaq e paaftë është Prokuroria Speciale e Kosovës, që të dërgoi kërkesë në EULEX, për zbutje të dënimit të z. Geci, kur e di që kjo gjë në kompetencë të kujt është.

Për fund: Ne mendojmë se vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur Sabit Geci është i vdekur, thuhet në fund të reagimit./Fokusi.info/