A kishin qasje në ditarin e Astrit Deharit prindërit e tij?

Në një intervistë eksklusive në emisionin Konak, prodhim i gazetës inFokus, prindërit e Arbnor dhe Astrit Deharit, tregojnë se a e dinin për ekzistencën ditarit të Astritit dhe se a kishin qasje në këtë ditar.

Avni e Xhemile Dehari thonë se ata e morën vesh nga mediat që Astriti djali i tyre mbante një ditar gjatë kohës sa ishte në burg.

“Jemi të njoftuar për ditarin vetëm përmes mediave. Avokati ka pas qasje por vetëm një pjesë të tij. Por nuk e dimë krejt se çka ka në ditar. Autoritetet e burgut nuk na e kanë dhanë neve ditarin” tregon babai i Astritit.

E Xhemile Dehari gjithashtu tregon se për ekzistencën e ditarit e ka marrë vesh nga televizionet.

“Për ditarin kemi ndëgju në television atëherë kur e bonën këtë kontrollen këto psikiatër psikolog dhe gjithë ai grupi që e morën ditarin dhe që erdhën në përfundim se Astriti psiqikisht ka qenë shumë mirë por edhe që ditari është më dy shkrime, këto I nkam ndi unë vet në televizor” tregon nëna e Astrit Deharit.