A më vështirë ia qëllon Tahirsylaj kur bjen borë a Ramush Haradinaj kur bëhet liberalizimi i vizave

Dimri i sivjetëm dalëngadalë po shkon. I thatë e pa të reshura. Edhe pse shumë herë meteorologu Sylë Tahirsylaj ka paralajmëruar temperatura ekstreme e reshje të mëdha bore.

As bora, as shiu e as temperaturat ekstreme nuk ndodhën sivjet. E tash, për shkak të thatësisë parashihen edhe mungesa të ujit.

Diçka të ngjashme ka premtuar e parashikuar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj për liberalizimin e vizave. Ditë, muaj e vite të premtuara për liberalizim e ne në geto.

Madje ju kujtohet rasti me gazetaren e TV 21-shit kur i pat thënë se libaralizimi ka ndodhë, por nuk po e shihni!

Tani, u mbetet lexuesve ta japin përgjigjen se cili ia ka huq më shumë./Fokusi/