A mendoni se duhet të ketë një koalicion parazgjedhor LDK-LVV

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë në prag. Edhe data e shpërndarjes së Kuvendit (22 gushti) është caktuar. Partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore dhe përpjekjet për koalicione të ndryshme janë në vlug.

Deri më tani, gjëja më e përfolur në publik është mundësia e një koalicioni në mes të LDK-së dhe LVV-së. Zatën kjo ka qenë si një opcion i përfolur edhe në zgjedhjet e kaluar, si një kundërpërgjigjje ndaj PAN-it.

Pavarësisht se si vendosin krerët e subjekteve politike, mendimi i opinionit është i rëndesishëm dhe ne prandaj e kemi shtruar publikisht këtë pyetje:

A mendoni se duhet të ketë një koalicion parazgjedhor LDK-LVV? Përgjigjuni! Ka rëndësi kjo!